Thënie nga Anatol Frans (31 thënie)

Ironia është kënaqësi e reflektimit dhe përjetim i zgjuarsisë.

Feja ia ka bërë dashurisë një shërbim të madh kur e ka shpallur atë mëkat.

Për t’i përmbushur gjërat e mëdha, ne nuk duhet vetëm të veprojmë, por edhe të ëndërrojmë; jo vetëm të planifikojmë, por edhe të besojmë.

Është në thelbin e njeriut të mendojë zgjuarsisht dhe të veprojë në mënyrë absurde.

Virtyti më i madh i njeriut është ndoshta kureshtja.

Në art, si në dashuri, instinkti mjafton.

Unë parapëlqej më mirë trallinë e entuziazmit se indiferencën e zgjuarsisë.

Njeriu nuk është kurrë i lumtur, përveç me çmimin e njëfarë injorance.

E falënderoj fatin që më lindi të varfër. Varfëria më mësoi mua vlerat e vërteta të dhuntive të dobishme për jetën.

Pa gënjeshtra njerëzimi do të rrënohej nga dëshpërimi dhe mërzia.