Po t’i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. – JUG
Arsyeja pse njerëzit i vret shqetësimi është më shumë njerëz shqetësohen se punojnë.
Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s’kemi gjë per te thënë! Falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit.
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. – MYZEQE
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. – PËRMET
Duhet me i fry lugës para se me të djeg. – KRUJË
Puno sikur ke për të jetuar 100 vjet, lutu sikur ke për të vdekur nesër.
Me fal gjakun është burrni. – KOSOVË
Aktorët e rinj shpesh nuk mendojnë për pasojat e lakuriqësisë apo skenave seksi. Ata duan rolin aq shumë sa pranojnë të jenë të shfrytëzuar, dhe pastaj i bëjnë me turp familjen, miqtë dhe madje edhe të panjohurit.
Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. – JUG