Mali digjet,plaka krehet. – Shkup
Malet tunden, po nuk bien. – JUG
Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. – JUG
Moti ndihmon atëqë punon. – BERAT
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. – DIBËR
Mbill me një dorë, korr me të dyja. – JUG
Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më. – GUCI
Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. – SKRAPAR
E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. – JUG
Paraja nuk i zgjedh njerëzit. – VLORË