Thënie politike (480 thënie)

Poezitë e mia janë politike në kuptimin më të thellë të fjalës. Të jesh politik do të thotë të jetosh në kohën tënde, të jesh një njeri i kohës sate.

Kur është paqe dikush kërkon luftë. Ndërkaq kur është luftë, dikush kërkon paqe!

Anonim

Vrasja e një njeriu për të mbrojtur një ide nuk është mbrojtje e idesë; është vrasje e një njeriu.

Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet.

Do të jetë me dobi të vogël për njerëzit që ligjet janë bërë nga njerëzit e zgjedhur pej tyre, në qoftë se ligjet do të jenë aq voluminoze sa që nuk mund të lexohen, ose do të jenë aq të ndërlikuar sa që nuk mund të kuptohen.

Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre.

Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

Unë mësova shumë shpejt se mes treve, dy nuk i besojnë së tretës – e treta është qeveria. Industria dhe Sindikatat mendojnë se qeveria është një organizatë fjalamane dhe një organizatë shpenzuese.

Lufta nuk përcakton se kush ka të drejtë – vetëm kush ka mbetur.

Anonim

Lufta nuk i bën djemtë burra, i bën burrat të vdekur.