Thënie politike (480 thënie)

Unë nuk jam kundër të gjitha luftërave – vetëm kundër cilësdo që zhvillohet tani.

Anonim

Unë nuk e kisha në plan të bëhem politikan. Themeluesi i vendit tonë, David Ben-Gurion, më thirri mua nga ferma të shërbej në organet inteligjente. Ne nuk kishim përgatitjen e duhur. Isha 24 vjeç. Mendoja se do t’i shërbeja vendit tim një a dy vjet. Tani

Despotizmi mund të ekzistojë vetëm në errësirë, dhe ka shumë drita tani në kupën qiellore për të mos lejuar atë politikë që të ekzistojë, ashtu siç ka bërë deri tani, pothuajse kudo.

Kurrë mos harroni se gjithçka që Hitleri bëri në Gjermani ishte legale.

Një paqe e padrejtë është më e mirë se një luftë e padrejtë.

Çfarë është qeveria në vetvete, veçse më e madhja e të gjitha reflektimeve mbi natyrën njerëzore? Nëse njerëzit do të ishin engjëj, asnjë qeveri nuk do të jetë e nevojshme. Në qoftë se engjëjt do të qeverisnin mbi njerëzit, kontrollet as të jashtëm as të brendshëm mbi qeverinë nuk do të ishin të nevojshme.

Jodhunë do të thotë të shmangësh jo vetëm dhunën e jashtme fizike, por edhe dhunën e brendshme të shpirtit. Ju duhet jo vetëm të mos pranoni që të shtini kundër një njeriu, por të mos pranoni as që ta urreni atë.

Lufta i krijon hajnat dhe paqja i var ata.

Asnjëherë mos mendo se lufta, pa marr parasysh sa e nevojshme ose e justifikuar, nuk është krim.

E urrej luftën aq sa mund të e urrej atë një ushtarë që e ka mbijetuar, vetëm aq sa njëri që ka parë brutalitetin e saj, idiotësinë e saj.