Ustai, ustanë e njef në zanat. – GJIROKASTËR
Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet.
Ka një ligj të mençurisë përtej ligjeve të fizikës: vëzhgimet e njeriut rreth së mirës dhe së keqes janë ligjet më të mira të fizikës për ta ruajtur shëndetin.
Të zgjuarit i zbukurojnë fjalët me mendimet e tyre, duke i situr ato si në sitë.
Mos hidh të thatën mbi të njomë. – VLORË
Koha vjen për atë që di ta presë. – VLORË
Ka një ndryshim të madh midis lumturisë dhe mençurisë: ai që e mendon veten si njeriun më të lumtur është vërtetë i tillë; por ai që e mendon veten si më të mençurin, në përgjithësi është më budallai.
Biseda dhe elokuenca nuk janë e njëjta gjë: të flasësh dhe të flasësh bukur janë dy gjëra. Një budalla bisedon, por një i mençur flet.
Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet. – KOSOVË
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. – ELBASAN