Thënie për mençurinë (103 thënie)

Një çështje e menduar mirë është një gjysmë mençurie.

S’ka varfëri i mençuri. – JUG

E treta e vërteta. – DEVOLL

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. – KORÇË

Ka shumë njerëz që kanë më shumë flokë se sa zgjuarsi.

Mendja është në majë të gjuhës. – SHKODËR

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. – GJIROKASTËR

Një bisedë është një dialog, jo një monolog. Ja pse ka kaq pak biseda të mira: për shkak të pamjaftueshmërisë, dy bashkëbisedues të zgjuar rrallë herë takohen.

Dituria vjen, por zgjuarsia lëngon.

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. – JUG