Unë nuk gëzohem. Vuaj nga gëzimi. Kjo është shumë krishtere.
Çdo gjë njerëzore është patetike. Burimi i sekretit të humorit në vetvete nuk është gëzimi por pikëllimi. Nuk ka humor në Parajsë.
Ka, siç dihet, disa insekte të cilat vdesin në momentin që pjellin. Kështu është me të gjitha gëzimet: çasti më i hatashëm e më i lartë i gëzimit është i shoqëruar nga vdekja.
S’ka gëzim më të madh se ta ndjesh veten krijues. Triumfi i jetës është shprehur nga krijimi.
Miqësia e përkryen lumturinë dhe e zbeh mjerimin, nëpërmjet dyfishimit të gëzimit tonë dhe ndarjes përgjysmë të dhimbjes sonë.
Arti është shprehje në laborator e gëzimit të njeriut.
Hidhërimi mund të kujdeset për veten, por për të marrë vlerën e plotë të një gëzimi, atëherë ju duhet të keni dikë që ta ndani atë me të.