Thëniet e fundit

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. – KORÇË

Unë mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.

Pritjet janë formë e së vërtetës së klasës së pare. Nëse njerëzit besojnë në të, është e vërtetë.

Mos jep kurrë libra, sepse askush nuk t’i kthen ato; të vetmit libra që i kam në bibliotekë janë ata që të tjerët m’i kanë dhënë mua.

Të gjithë njerëzit kanë lindur me një hundë dhe dhjetë gishta, por asnjëri nuk ka lindur me diturinë e Zotit.

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.

Anonim

Barku i gjerë, truri i ngushtë. – JUG

I tha dashuria miqësisë: pse ekziston ti kur jam unë? Miqësia u përgjigj: Për të mbushur me një buzëqeshje atje ku ti le lot.

Anonim

Gjëja themelore për të cilën askush nuk pyet është pse njerëzit marrin droga gjithfarësh? Pse ne i kemi këto ndihma plotësuese për të jetuar një jetë normale? Dua të them se ka diçka të gabuar shoqëria, e cila na bën ne kaq të trysnuar, sa nuk mund të jetojmë pa e ruajtur veten prej saj?