Thënie nga Mark Twain (115 thënie)

Në periudha të ndryshme ka pasur shtriga, kështu thotë “Bibla”. “Bibla” urdhëroi që shtrigat nuk duhen lejuar të jetojnë, kështu Kisha pasi bëri detyrën e saj me përtaci e ngadalësi për rreth 800 vite, mblodhi litarët, gozhdët e urët e zjarrit dhe ia nisi punës me zell të madh. Punoi fort natë e ditë për nëntë shekuj dhe burgosi, torturoi, vari dhe dogji hordhi e ushtri të tëra shtrigash e shtriganësh sa e pastroi krejt botën kristiane nga gjaku i tyre i ndotur. Pastaj u zbulua se në të vërtetë nuk paskësh gjë të tillë si shtriga e as nuk kish pasur kurrë. S’di a të qeshësh, a të qash.

Ka raste kur njeriu do të donte të varte të gjithë racën njerëzore, dhe t’i jepte fund farsës.

Martirizimi mbulon një shumicë mëkatesh.

Nuk është mirë që ne të gjithë duhet të mendojmë njësoj, por është një ndryshim i mendimit ai që e bën garën.

Lexues, supozoj se ti ishe një idiot. Dhe mendoj se ti ishe një anëtar i Kongresit. Por unë e përsëris veten.

Njeriu nuk është kurrë më i sinqertë sesa kur e pranon që është gënjeshtar.

Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi nga njeriu i cili nuk mund t’i lexojë ato. 

Edukata e mirë konsiston në të pranuarit se sa shumë mendojmë për veten dhe sa pak mendojmë për tjetrin.

Kurrë mos bëj luftë me ata njerëz të cilët e blejnë bojën me fuçi.

Lulelakra nuk është asgjë tjetër veçse një lakër me arsim universitar.