Nuk do të ketë ndonjë burrë shteti evropian që do të bashkojë Evropën. Evropa do të bashkohet nga kinezët.
Në rrëmujën e njerëzve dhe të ngjarjeve, vetmia ishte tundimi im; tani është mikja ime. E çfarë kënaqësie tjetër mund të kërkosh kur të ballafaqohesh me Historinë?
Unë i respektoj vetëm ata që më rezistojnë mua, por nuk mund t’i toleroj ata.
Lideri duhet të ketë qëllime të larta, të shikojë larg, të gjykojë me zemërgjerësi, duke e veçuar veten nga njerëzit e zakonshëm të cilët debatojnë për çikërima.
Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë.
Franca e ka humbur betejën, por jo luftën.
Madhështia është një rrugë që të çon drejt së panjohurës.
Varrezat janë plot me njerëz të pazëvendësueshëm.
Autoriteti nuk ka rezultat pa prestigj, prestigji nuk ka rezultat pa distancë.
Shpata është boshti i rruzullit dhe fuqia e saj është absolute.