Nëse do të kapesha rob ndonjëherë, nuk dua bisedime – dhe nëse do të kërkoja bisedime me pengmarrësit, ata do ta shikonin këtë si një shenjë shtrëngimi.
Nuk mund të bësh luftë në Lindjen e Mesme pa Egjipin dhe nuk mund të bësh paqe pa Sirinë.
Nëse nuk e di se ku po shkon, çdo rrugë të çon ty në askund.
Diçka që ka për t’u bërë publike, më mirë të bëhet publike menjëherë.
Të paligjshmen e bëjmë menjëherë. Jokushtetuesja kërkon diçka me shumë kohë.
Javën tjetër nuk mund të ketë kriza. Unë do të jem i zënë deri në fyt me punë.
Qëllimi i liderit është ta marrë popullin e tij prej aty ku ndodhet dhe ta çojë atje ku nuk ka qenë.
Postet e larta të mësojnë vendimmarrjen, jo thelbin. Ato konsumojnë kapital intelektual; nuk e krijojnë atë. Zyrtarët më të lartë largohen nga posti me mendimet dhe ndjenjat me të cilat hypën në post; ata mësuan si të marrin vendime, por jo se çfarë vendimesh të marrin.
Thelbi i Richard Nixon është vetmia.
Çdo sukses vetëm blen një biletë pranimi tek një problem më i vështirë.