Thënie nga Faik Konica (6 thënie)

Lëvizja jonë, e pshtetur në parim të kombësisë dhe jo në parim të fesë, mohon veten e saj në qoftë se i ndan shqiptarët pas feve në vend që t’i shikojë në njësi të kombësisë së tyre.

Koha kur rojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre. (Albania, nr.1, 1909

Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s’kemi gjë per te thënë! Falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit.

Nuk thom se jeni shqiptar të liq, po pse doni të gjykoni punëra që s’i dini. (Albania, nr.2, 1902

Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thonë. (Albania, nr.2, 1899

Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari??