Çfarëdo fjalësh të shenjta lexoni, çfarëdo fjalësh të bukura flisni, asnjë të mirë nuk sillni nëse nuk veproni sipas atyre që lexoni dhe flisni.
Këmba e ndien veten se është këmbë vetëm kur prek tokën.
Mbajtja e trupit në shëndet të mirë është një detyrë… përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë mendjen tonë të fortë dhe të kthjellët.
Me mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri i vetëm, dhe jeta e një qiriu nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet nëse e ndajmë me të tjerët.
Mendja është gjithçka. Çfarë mendoni, ai jeni.
Të zgjuarit i zbukurojnë fjalët me mendimet e tyre, duke i situr ato si në sitë.
Është më mirë të pushtosh veten se të fitosh mijëra beteja. Atëherë fitorja është e juaja. Atë nuk ta rrëmben dot kush, as engjejt, as demonët, parajsa apo ferri.
Ju nuk do të ndëshkoheni për zemërimin tuaj, ju do të ndëshkoheni nga zemërimi juaj.
Tri gjëra nuk mundet me u fshehë: dielli, hëna dhe e vërteta.
Virtytet ashtu si Muzat përfytyrohen në grup gjithmonë. Një parim i mirë kurrë nuk gjen vend i vetmuar në një zemër.