Thënie shqiptare (473 thënie)

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. – GJIROKASTËR

Gjykon puna, s’gjykon guna. – LIBRAZHD

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. – JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. – TIRANË

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. – JUG

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen s

Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. – LUNXHËRI

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. – JUG

Siç e shihni problemet politike janë të lidhura ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë dhe kjo është arsyeja pse të gjitha këto probleme janë të përfshira në programin e qeverisë së sapozgjedhur.