Thënie shqiptare (473 thënie)

Miku harrohet po të largohet. PËRMET

Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG

Kush rren shtetin, rren vetin. – TROPOJË

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. – KRUJË

Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. – KORCE

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. – JUG

E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. – KOSOVË

Liria fitohet e nuk dhurohet. – JUG

Derë e botës s’është strehë e kokës. – JUG

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR