Thënie shqiptare (473 thënie)

Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. – KRUJË

Qafa e unjur, koka e prerë. – LUKOVË

Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. – KORÇË

Kur s’ke punë luaj derën. – PËRMET

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. – Devoll

Nata s’ka shahit. – SHKODËR

U habit pas lëngut, harroi thelat. – JUG

S’hahet në vend të djathit. – KORÇË

Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. – JUG