Thënie shqiptare (473 thënie)

Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. – DEVOLL

Kush ha bukë, bën thërrime. – JUG

Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. – SKRAPAR

Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. – VLORË

Ç’bëhet rrallë, bëhet për mall. – JUG

Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. – GJIROKASTËR

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. – DEVOLL

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET

Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. – JUG

Hoxhallarë e priftën kena për gjithë qytetet e Shqipërisë, që për me i dalë zot besimit të vet derdhin gjakun e vet, për të shkuar në parrizë me duart të përlyeme me gjak të vëllait të vet dhe atje lart me gëzuar një jetë të këndshme me Papën, Focin, Muha