Thënie shqiptare (473 thënie)

Çakallit lëshoi ujkun. – Elbasan

Mos dalë goja para mendjes. – BERAT

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. – JUG

Si është vendi bëhet kuvendi. – VERI

Ç’ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. – SKRAPAR

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI

Dami të bëhet mësim. – DIBËR

Shqiponja nuk gjuan miza. – KRUJË

Unë baj barrën, ti djersin. – VERI

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. – JUG