Thënie për leximin (112 thënie)

Ka të lexuar kreativ si dhe të shkruar kreative. 

Çfarëdo fjalësh të shenjta lexoni, çfarëdo fjalësh të bukura flisni, asnjë të mirë nuk sillni nëse nuk veproni sipas atyre që lexoni dhe flisni.

Buddha

S’ka lot tek shkruesi, s’ka lot te lexuesi. S’ka befasi tek shkruesi, s’ka befasi tek lexuesi. 

Librat janë për të na përkujtuar sa gomarë dhe sa budallenj ne jemi. 

Nëse takojmë një njeri me intelekt të rrallë, duhet ta pyesim çfarë libra ka lexuar. 

Thenie nga Umberto Eko 2

Unë mendoj se libri duhet gjykuar dhjetë vite më vonë pas të lexuarit dhe rilexuarit të tij. 

Një nga gjërat madhështore rreth librave është se ndonjëherë kanë disa fotografi fantastike. 

Budallenjtë kanë shprehi të besojnë se çdo gjë që është shkruar nga autorët e famshëm është e admirueshme. Sa më përket mua, unë lexoj vetëm për të kënaqur veten dhe pëlqej vetëm çfarë i përshtatet shijes sime. 

Njeriu i cili nuk lexon asgjë është më i edukuar se njeriu i cili lexon vetëm gazeta. 

Është lexuesi i mire që e bën librin e mire.