Me një ditë lexim njeriu mund të ketë çelësin në dorën e tij.
Kur marr pak para blej libra; dhe nëse mbetet diç, blej ushqim dhe veshje.
Është mire për një njeri të pa edukuar të lexojë libra me thënie.
Librat ishin kalimi im në lirinë personale. Mësova të lexoj në moshën trivjeçre dhe së shpejti zbulova se ishte një botë e tërë për të pushtuar e cila tejkalonte fermën tonë në Misisipi.
Shumica e librave harrohen brenda një viti, posaçërisht nga ata që i huazojnë.
Librat më të mire janë ato që të tregojnë atë që tanimë e di.
Të larguarit nga leximi i librit dhe marrja e informatave drejtpërdrejtë nga interneti, që është medium i pa kontrolluar me informata të pa verifikuara as shkencërisht e as fetarisht, është shndërruar në një epidemi sociale në shoqërinë tonë, që ka kaluar në metastazë te të gjitha kategoritë e njerëzve në shoqërinë tonë, si te të paarsimuarit, të arsimuarit, mësuesit, profesorët, studentët, gazetarët hoxhallarët etj.
Dhoma pa libra është sikur trupi pa shpirt.
Asnjëherë mos e lexo një libër të tërën thjeshtë sepse ke filluar të e lexosh atë.
Librat janë mjaft të mirë në mënyrën e tyre, por ato janë zëvendësues pa gjak për jetën.