Thënie për kënaqësinë (16 thënie)

Dikush reciton pafundësisht kundër pasioneve; dikush ua vë të gjitha fajet pasioneve. Dikush harron se ato janë gjithashtu burim i të gjitha kënaqësive të tij.

Ha për të kënaqur veten, por vishu për t’i kënaqur tjerët.

Kënaqësia që vjen nga pasqyrimi i së tashmes vjen falë jo vetëm prej bukurisë me të cilën është veshur, por edhe nga cilësia thelbësore e të qenit e tashme.

Shumë njerëz mendojnë se janë duke e blerë kënaqësinë, kur ata në të vërtetë janë duke e shitur veten tek ajo.

Kënaqësi e cila është në të njëjtën kohë më e pastra, më e frymëzuara dhe më intensivja është nxjerrë, mendoj unë, nga soditja e së bukurës.

Kënaqësi më fisnike është gëzimi i të kuptuarit.