Thënie për drejtësinë (86 thënie)

Shumëkush pajtohet me mua se shumë gjëra në futboll në kohën tonë nuk janë të pastra – dhe këtë nuk e meritojnë ata që shikojnë futboll. Gjendja do të vazhdojë kështu gjersa futbolli do të drejtohet nga njerëz që nuk e kuptojnë futbollin.

Nëse të gjithë do të ishin të veshur me integritet, në qoftë se çdo zemër do të ish e drejtë, e sinqertë, me mirësi, virtytet e tjera do të ishin krejt të padobishme.

Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË

Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. – JUG

Një paqe e padrejtë është më e mirë se një luftë e padrejtë.

Bëj nder e gjej qeder. – MYZEQE

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. – JUG

Zoti vonon, po nuk harron. – PËRMET

Nëse ti nuk do që të luash futboll të pastër, atëherë ngjitu në shkallët e stadiumit.

Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. – JUG