Thëniet e fundit

Autoriteti nuk është një cilësi të cilën një person e „ka“, në kuptimin që ka për të prona apo tiparet fizike. Autoriteti ka të bëjë me një lidhje ndërpersonale në të cilën një person e shikon një tjetër nga lart si epror ndaj tij.

Nëse pikërisht në këtë çast do t’i asgjësonim fetë me forcë, njerëzia do të na lutej njëzëri për ndonjë formë të re adhurimi.

Nën barrën e një të kaluare besëtytë, njerëzit kanë frikë nga gjërat që nuk mund, apo që ende nuk mund, të shpjegohen – pra, nga e panjohura. Nëse dikush ka nevoja të natyrës metafizike, unë s’mund ta kënaq me programin e Partisë. Do të kalojë njëfarë kohe deri në çastin kur shkenca do t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve. Kështu që nuk ka dobi t’i përvishemi tani luftës kundër Kishave. Më e mira është ta lëmë kristianizmin të vdesë vdekjen e vet natyrale. Vdekja e ngadaltë ka diçka të qetësuese në vetvete.

Zoti i kristianëve mund të ekzistojë, po njësoj si dhe zotat e Olimpit, a të Egjyptit, a të Babilonisë. Por asnjë nga këto hamendje nuk është më e mundshme se të tjerat, madje ndodhen jashtë zonës së njohshmërisë, e kështu s’ka asnjë arsye se pse duhet të

Lëshoje zemrën tënde të rendë, dhe vrapo ta arrish.

Anonim

Teologji quhet përpjekja për të shpjeguar të panjohurën me anë të çka s’ia vlen të njohësh.

Sytë e tu si të një maceje janë për mua një gërvishtje në zemër.

Anonim

Një bisedë e vetme përball tavolinës me një njeri të mençur është më e mirë se dhjetë vite studim i librave. 

Ku shpirti nuk punon me dorë, atje nuk ka art.

Të vështira janë ditët kur syri loton, zemra nuk e gjen ngase ka shumë larg atë që shumë e don.

Anonim