Thënie nga Xhakomo Kazanova (18 thënie)

Urrejtja, me kalimin e kohës vret atë që e ka ushqyer në gjirin e vet.

Sukseset dhe fatkeqësitë e mia, ditët e ndritshme dhe të errëta që I kam kaluar, të gjitha këto ma kanë provuar mua se në këtë botë, qoftë në kuptimin fizik, qoftë në kuptimin moral, e mira vjen nga e keqja, sikurse e keqja vjen nga e mira.

Dashuri, e pamundur që të të përcaktoj.

Vuajtja është e rrënjosur në natyrën njerëzore; por nuk vuajmë kurrë – ose së paku shumë rrallë – pa ushqyer shpresën e shërimit; dhe shpresa është një kënaqësi.

Femrat janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën.

Unë gjithmonë e përshtas ushqimin tim me fizikun tim, dhe shëndeti im është gjithmonë i shkëlqyer.

Kur je i dashuruar mjafton një asgjë për të të rrënuar ose për të të bërë që të prekësh qiellin me një gisht.

Unë e kam dashuruar aq adhurimisht të vërtetën sa që shpesh e kam përdorur gënjeshtrën si mënyrë për t’u paraqitur në mendjet të cilat për bukurinë e së vërtetës nuk dinë asgjë.