Nënës sime i pëlqente shumë të grindej me mua, por unë mendoj se kjo e ka kënaqur atë.
Dallimi në mes të fjalës së duhur dhe fjalës pothuajse të duhur është si dallimi në mes të rrufesë dhe një xixëllonje.
Zhurma nuk dëshmon asgjë. Shpesh një pulë që ka pjellë thjesht një vezë kakaris sikur ka pjellë një asteroid.
E vërteta është gjëja më e çmuar që kemi. Le të ekonomizojmë atë.
Refuzimi i çmimeve është një tjetër mënyrë për të i pranuar ato me më shumë zhurmë se sa është normale.
Të jesh i mirë është fisnikëri, por t’u tregosht të tjerëve se si të jenë të mirë është më fisnike.
Një nga dallimet më të habitshme në mes të një maceje dhe një gënjeshtre është se një mace ka vetëm nëntë jetë.
Jini të kujdesshëm në lidhje me leximin e librave shëndetësor. Ju mund të vdisni nga një gabim shtypi.
Çdo gjë njerëzore është patetike. Burimi i sekretit të humorit në vetvete nuk është gëzimi por pikëllimi. Nuk ka humor në Parajsë.
Unë mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.