Unë nuk gëzohem. Vuaj nga gëzimi. Kjo është shumë krishtere.
Ti vuan si aktore. Është e vështirë të jesh aktore dhe të kesh një jetë të mirë, sidomos sot.
Unë bëra filma të rëndësishëm kur isha shumë e re.
Për të pasur një jetë publike, ti prapë ke të drejtë të kesh një jetë private.
Më pëlqen që jam e famshme, kur kjo është e leverdishme për mua – dhe më pëlqen të jem krejtësisht anonime kur fama nuk është e leverdishme.
Të jesh aktore është një gjë shumë fizike. Nëse nuk do të kisha pasur pamjen që kam, kurrë nuk do të isha marrë me filma.
Aktrimi është gjithashtu punë me njerëzit të cilët të ftojnë ty në ëndërrat e tyre dhe të besojnë ty me gjithë qenien e tyre.
Pritja për një aktor nuk është si për dikë që pret doktorin. Nuk është një pritje që të bën të mërzitesh.
Njerëzit nuk dinë shumë për mua. Ata nuk dinë çfarë ndodhë vërtet në jetën time private.
Martesa është vjetërsi dhe kurth.