Thënie për dashurinë (558 thënie)

Simptoma më e fuqishme e dashurisë është dlirësia e cila bëhet kryesisht e padurueshme.

S’pata kohë të them: Të dua, se më ndalën buzët tua që gjithmonë tash po më shfaqen sikurse ditën edhe natën!

Anonim

Dashuria është poet i madh i cili kurrë nuk e sheh të dashurin ashtu siç është, por ashtu siç dëshiron të jetë.

Anonim

Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.

Anonim

Jeton një palaço në zemrën timë, shumë i vogël por i veçantë. Qesh, qan këndon, kërcen. Nëse ndjehesh keq dhe don të qash mund të vish ta marrësh.

Anonim

Ashtu si në fund të detit, edhe në ninëzat e syve jetojnë sirenat.

Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka asnjë kënaqësi.

Nëse dikush mendon se dashuria dhe paqja janë një klishe që duhet lënë prapa në vitet Gjashtëdhjetë, ky është problem i tij. Dashuria dhe paqja janë të përjetshme.

Është turp që e vetmja gjë që mund të bëjë njeriu tetë orë në ditë është të punojë; ai nuk mund të pijë tetë orë në ditë; ai nuk mund të bëjë dashuri tetë orë në ditë. E vetmja gjë që njeriu mund të bëjë për tetë orë është të punojë.

Nuk ka rëndësi se sa e rregullt është një grua nga natyra, është gabim për të kur e vendos gjithmonë burrin në vendin e tij.

Anonim