Të jesh i dashuruar është më shumë se të jesh i pasur, sepse do të thotë se je i lumtur.
Nëse më do, me lër të qetë që ta vërtetoj se a të dua me të vërtetë, e nëse kujton se më ke fituar ky është një mendim i yti i gabuar.
Djemtë dashurojnë sa dashurojn, pastaj martohen me mblesëri, kujtojnë se atë që do marrin, s’i ka dashuruar njeri.
Pse kjo zemra ime kërkon dashuri prej teje? Të lutem kthehu përsëri dhe rri përgjithmonë pranë meje! Pse më rrah shpejt zemra kur flas me ty, pse më rrjedh loti kur mendoj në ty?! Pse një herë nuk m’u afrove, pse buzën tënde nuk ma dhurove?! A e din se të
Për të qenë krejtësisht grua ti ke nevojë për një mësues, dhe tek ai të kesh mirëkuptimin e jetës tënde. Ke nevojë për një burrë që ta shikosh me respekt. Nëse e shfronëzon atë, mos u habit që ti je e pakënaqur, dhe gratë e pakënaqura nuk mund të duhen gjatë.
Bëjini sytë katër para martese dhe mbajini gjysmë të mbyllur më pas.
Dashuria e pashprehur është si vera në shishe, nuk ta shuan etjen.
Nuk e di ndryshe si ta përshkruaj këtë ndjenjë përveç me fjalët se, kur unë jam pranë teje thjesht fluturoj në lartësitë hyjnore dhe ndihem si krijesa më e pasur në botë.
Më kujtohet dita kur të takova ty. Ndjeva diçka që kurrë më parë nuk kisha përjetuar. Dëshiroja ta ndal kohën. Ajo ditë me shi, e ne të dy për një çast të strehuar. Dëshiroja që kurrë të mos ndalet shiu që mua më sjelli gëzimin më të madh të jetës.
Dashuria është liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mirë.