Thënie për dashurinë (3881 thënie)

Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time.

Anonim

Dëshiroj që ti ta dish se unë dhe ti ishim dikur por nuk do të jemi më kurrë bashkë.

Anonim

Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.

Anonim

E shkruajta “të dua” në rërë, e fshinë dallgët. E shkruajta në qiell, e fshinë retë. E shkruajta në zemër, do mbetet përjetë.

Anonim

Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?

Anonim

Më lër të qetë të lutem, gjumin ti mos ma prish, qelqi njëherë thyhet, nuk ngjitet sërish!

Anonim

Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.

Anonim

Dashuria është religjoni im – unë do të vdisja për të.

Midis ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithçka që kam ëndërruar.

Anonim

Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpëlitem dhe ndjej shtrëngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time.

Anonim