Të dua, të dua, për ty do të vdes, por ti a më do mua? Përgjigje po të pres!
Dhe pse e kam kaq të vështirë, po të përzë nga zemra ime, më mirë ndriço si yll i largët, dhe më dil veç në ëndërrime.
Të dashurosh do të thotë të jetosh me zemër, që është pjesa jonë më e gjallë dhe më këshilladhënëse.
E plaguar zemra ime larg teje, i helmuar shpirti im pa ty, kur të takohemi përseri do të ma shërosh plagën me dashuri!
Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.
Ne kemi dashur me një dashuri që ishte më shumë se dashuri.
Njerëzit nuk martohen nga arsyeja apo kujdesi, por se ashtu janë mësuar.
Nuk ka ëndërr dashurie, sado ideale të jetë ajo, e cila nuk përfundon me një foshnjë topolake, qaramane që varet tek gjinjtë.
Mos më thuaj me zë të mekur, se jeta është një ënderr e kotë, sepse shpirti i fjetur është një shpirt i vdekur!
Drejtësia që jep dashuria është një dorëzim, drejtësia që jep ligji është ndëshkim.