Thënie shqiptare (473 thënie)

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. – KOSOVË

Vure vezën more pulën. – KRUJË

Ku ngul hunë var hejbet. – JUG

Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. – SHKODËR

Mjer ai që pret nga tjetri! JUG

Shoqëria njerëzore, gjatë historisë së saj, ka parë shumë besime fetare; mirëpo ajo ka bërë të sajën dhe nuk ka pyetur për karakterin e shenjtë e të përjetshëm të besimeve fetare, pretendimeve të tjera të klerit. Bile, mund të themi se shoqëria është zhvi

Kush unj qafën i bie zverkut. – JUG

Nuk mbushet pusi me pështyma. – GRAMSH

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. – JUG

Gjatë këtyre viteve që kanë pasuar luftën, problemi më urgjent që ne kemi hasur ishte: për të aktivizuar ndërmarrjet publike, për t’i sjellë ato deri në nivelin që kërkojnë tregjet ndërkombëtare dhe tani jemi duke u përgatitur për privatizimin e tyre.