Unë vërtet i përkas një sistemi ku fjalët janë në gjendje ta tundin krejt strukturën e një qeverie, ku fjalët mund të tregohen më të fuqishme se dhjetë divizione ushtarake.
Ka gjithmonë diçka dyshuese kur një intelektual merr anën e fituesve.
Nganjëherë na duhet të prekim fundin e mjerimit për ta kuptuar të vërtetën, prandaj na duhet të prekim fundin e së mirës për të parë yjet në dritën e tyre të plotë.
Njeriu modern duhet ta zbresë spiralen e absurditetit të tij deri në pikën më të ulët; vetëm atëherë mund të shohë përtej saj. Natyrisht është e pamundur t’i biesh rrotull, kapërce mbi të ose thjesht shmange atë.
Shpresa është një gjendje e mendjes, jo e botës. Shpresa, në këtë kuptim të thellë dhe të fuqishëm, nuk është e njëjtë si gëzimi se gjërat po shkojnë mirë, apo si dëshira për të investuar në sipërmarrje që sigurisht do të kenë sukses, por më shumë si një aftësi për të bërë diçka ngaqë është e mirë.
Tragjedia e njeriut modern nuk është se ai di gjithnjë e më pak rreth kuptimit të jetës së tij, por ngaqë kjo e mërzit atë gjithnjë e më pak.
A nuk është momenti i dyshimeve më të thella ai që iu jep jetë qartësive të reja? Ndoshta pashpresa është trualli i vërtetë që ushqen shpresën njerëzore; ndoshta njeriu nuk mund ta gjejë kurrë drejtimin në jetë pa e përjetuar së pari absurditetin e saj.
Orvatja për t’ia kushtuar veten vetëm letërsisë është gjëja më mashtruese, dhe shpesh, në mënyrë paradoksale, është letërsia ajo që vuan nga kjo orvatje.
Sapo njeriu fillon ta konsideorjë veten burimin e kuptimit më të lartë të botës dhe njësi matëse të gjithçkaje, bota fillon të humbë dimensionin e saj dhe njeriu fillon ta humbë kontrollin e saj.
Kushdo që e merr veten tepër seriozisht, gjithmonë rrezikon të duket qesharak.