Thënie për dashurinë (558 thënie)

Para martese një burrë deklaron se do të japë jetën t’ju shërbejë; pas martese, ai nuk do të ulë as gazetën për të folur me ju.

Ishe ti e para rënie, i pari rrëzim, udhëtimi i një zemrë që nuk ka mbarim… Sa do doja të ishe me mua tani…

— Anonim

Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie – kjo quhet dashuri.

— Anonim

Ti je një ënderr e natës, shumë herë për ty ëndërroj, kur vjen në ëndrren time dijë se shumë të dashuroj.

— Anonim

Dashuri, dashuri, çfarë skllavërie je dashuri.

Të falënderohem për atë që më the “PO” si dhe për kujtimet e mrekullueshme që edhe sot në zemrën time shfaqin lumturi. Të falënderohem për buzëqeshjet tua dhe puthjet. Të falënderohem për dashurinë tënde.

— Anonim

Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

Të mos mendojmë për të nesërmen, por ta gëzojmë këtë çast kalimtar të jetës.

Ti je shkaktare për këtë vetmi…

— Anonim

Ajo çka shohin sytë është formë, jashtë e brenda saj unë endem, shpirt!

— Anonim