Thënie shqiptare (473 thënie)

Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. – TETOVË

Uthulla e fortë plas gurin. – TIRANË

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. – VLORË

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. – KORÇË

Sa i përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.

I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër. – JUG

Vëthët i nxorra po vërët i kam. – JUG

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. – SKRAPAR

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. – SARANDË