Më mirë nën dh? i mbuluar, se mbi dh? i gjynjëzuar. – SKRAPAR
Gjuha bashkon kombin. – JUG
Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. – JUG
Nuk mba ujë orizi. – JUG
S’hahen bashkë turp e bukë. – JUG
Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
Mos shko si cjapi te kasapi. – SHQIPËRI E MESME
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. – KOSOVË
Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen. – PËRMET
Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasmë. – ELBASAN