Thënie shqiptare (473 thënie)

Është nga ai gur që thyen çekan. – JUG

Ban mirë e harro, ban lig e kujto. – VERI

Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. – JUG

Çelësi që punon, nuk ndryshket. – MALLAKASTËR

Shqerra që s’thërret mëmën humbet. – JUG

Burri o të fal, o të var. – Gjirokastër

Kush s’lufton për liri, robërinë e ka në shpi. – KOSOVË

Hiq inatin gjej rehatin. – KRUJË

E drejta pa forcë, s’të pi ujë. – JUG

Ai që përton sot, pendohet mot. – VLORË