I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD
Dhe durimi ka kufi. – JUG
Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. – KOSOVË
Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. – JUG
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. – JUG
Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. – KORÇË
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. – KRUJË
U mbars mali, polli një mi. – JUG
Koka e falur s’pritet. – JUG