Thënie shqiptare (473 thënie)

Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. – GJIROKASTËR

S’bëhet dasma pa thyer kupa. – ARBËRESHËT E ITALISË

Është e vështirë të mposhtet argumenti se frika nga vdekja e detyron njeriun që të shpikë dhe të besojë në një fuqi për ta luftuar ndenjën e absurdit të të jetuarit. Grekët antikë kanë besuar se rendin (“arhe”-në) në univers e mban një dhunti inteligjibil

Kur u ba horri pashë, vrau t’anë. – KAVAJË

Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. – TIRANË

U bë dhija me tremb ujkun. – VLORË

Ç’pret nga ai që trembet ngas hija e tij. – Kurvelesh