Thënie shqiptare (473 thënie)

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Toskë e gegë, pemë nga një degë. – GJIROKASTËR

Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. – VERI

Mos shko pas qerres së tjetrit. – SKRAPAR

I qan hallin kalorësit. DURRËS

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. – SHKODËR

Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. – KOR

Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. – JUG

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi. – KORÇË