Thënie shqiptare (473 thënie)

Fjala pa punë, si peshku pa lumë. – GJIROKASTËR

Duaje atdhenë si shqiponja folenë. – JUG

Ishin të shumta doket e zakonet e malësorëve (kumbaria, vëllamëria, etj.) që binin në kundërshtim të hapur me urdhrat e fesë. Kumbarinë e flokëve dhe vllamërinë kleri i quante «vllaznim falco». Veçanërisht u luftua lidhja e gjakut në mes të grave dhe burr

Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. – ELBASAN

Lepuri në mal, kusia në zjarr. – JUG

Çdo hi në vatrën e tij. – JUG

Motra jemi, shoqe s’jemi. – JUG

Kashata e madhe të ngec në fyt. – JUG

Foli derës të dëgjojë dritarja. – VLORË

Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. – SHKODËR