Thënie shqiptare (473 thënie)

Mos rri si nusja në dasëm. – JUG

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. – VERI

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. – ELBASAN

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

Nuk mbulohet dielli me shoshë. – JUG

Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. – SARANDË

Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Kali i botës s’të nxjerr jashtë portës. – SARANDË

Gjëmon voza që nuk ka verë. – JUG