Thënie shqiptare (473 thënie)

Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. – JUG

Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. – VLORË

Fjala në vend të huej, bahet gur. – VERI

Armiku kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte kuçedra me dy kokë, fanatizmi mysliman e ortodoks, që qe ngulur si një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën e përparimit kombëtar. Qysh kur ndërgjegjja kombëtare u copëtua nga jataganët e jeniçerëve, feja ka qen

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. – JUG

Mos i bjer të mirës me shkelm. – DIBËR

S’mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. – JUG

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. – JUG