Njerëzit nuk bëjnë luftëra, ato i bëjnë qeveritë.
Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë.
Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm.
Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur Ndal!.
Detyra e parë e qeverisë është t’i mbrojë njerëzit, jo të drejtojë jetën e tyre.
Çvlerë ti vërë vetes një komb, atë i vënë edhe të huajt.
Nuk është e thënë që gjithmonë të themi atë që dimë, por atë që themi duhet ta dimë!
Një qeveri popullore pa informacion popullor apo mjetet e marrjes së tij, është vetëm një prolog i një farse, ose një tragjedie, ose ndoshta të dyjave.
Nuk është pushteti ai që të korrupton, por është frika. Frika se mos humbasim pushtetin korrupton ata që e ushtrojnë atë dhe, frika për të mos e pësuar nga pushteti, korrupton ata që janë subjekt i saj.
Në inkuadrimin e një qeverie e cila duhet të administrohet nga njerëzit mbi njerëzit ju duhet së pari të aftësoni qeverinë për të kontrolluar të qeverisurit; dhe, së dyti, ta detyroni atë për të kontrolluar veten.