E kaluara është profetike ngaqë thekson fuqishëm se luftërat janë dalta të dobëta për të latuar të nesërme paqësore.
I vetmi fitues i luftës së vitit 1812 ishte Çajkovski.
Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon.
Armata nuk fillon luftëra. Politika fillon luftëra.
Pionierët e botës pa luftë janë të rinjtë të cilët refuzojnë shërbimet ushtarake.
Lufta është ngjitëse.
Njerëzit nuk bëjnë luftëra, ato i bëjnë qeveritë.
Franca e ka humbur betejën, por jo luftën.
Është një fat i keq që ne mund ta sigurojmë paqen vetëm duke përgatitur luftën.
Është e ndaluar vrasja; për atë të gjithë vrasësit dënohen përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës.