Thënie nga Natalie Imbrulja (7 thënie)

Është shumë më e lehtë të shkruash kur je e trishtë. Por ti nuk mund të përfundosh e izoluar dhe e dëshpëruar ngaqë të duhet ta vësh veten në atë situatë nga e cila do të kishe ankth.

Këngë të gëzuara është shumë vështirë të shkruash. A mund të më përmendni ju ndonjë këngë optimiste?

Është mirë ta vësh veten në lëkurën e dikujt. Nuk ka gjë më të saktë.

Ti i përket kujtimit tënd të fundit më të mirë. Dhe prej atij kujtimi nuk mund të shkëputesh.

Do të kisha qenë e lumtur nëse do të kisha pritur deri aty nga mosha 35 vjeçare e pastaj të martohesha, por ti nuk zgjedh dot se kur do të ndodhin gjërat, dhe kur ndodhin, atëherë nuk ke asnjë dyshim në mendjen tënde.

Unë kam bërë plot festa, sepse nuk doja të shkoja në shtëpi dhe nuk dija çfarë të bëja tjetër.

Më pëlqen ideja e plakjes së hirshme dhe plot me rrudha… si Audrey Hepburn.