Ai që kënaqet me vetminë është ose një bishë e egër, ose një perëndi.
Rruga e fatit është si rruga e qumështit në qiell; e cila përbëhet nga një numër yjesh të vegjël, të cilët nuk dallohen prej njëri tjetrit, por që japin dritë së bashku: ashtu është edhe numri i virtyteteve të vogla dhe të pavlera apo i aftësive dhe i shprehive që i bëjnë njerëzit me fat.
Fati është si tregu, ku, shumë herë, po të presësh pak, çmimi bie.
Por njerëzit duhet ta dinë se në këtë teatër të jetës së njeriut vetëm Zotit dhe engjejve iu është rezervuar vendi i shikuesve.
Shpresa është një mëngjes i mirë, por një darkë e keqe.
Bukuria vetë nuk është gjë tjetër veçse përfytyrimi ndjesor i së Pakufishmes.
Ne iu jemi shumë mirënjohës Makiavelit dhe të tjerëve, të cilët shkruajnë çfarë bëjnë njerëzit dhe nuk shkruajnë çfarë duhet të bëjnë ata.
Ka një ligj të mençurisë përtej ligjeve të fizikës: vëzhgimet e njeriut rreth së mirës dhe së keqes janë ligjet më të mira të fizikës për ta ruajtur shëndetin.
Ka një ndryshim të madh midis lumturisë dhe mençurisë: ai që e mendon veten si njeriun më të lumtur është vërtetë i tillë; por ai që e mendon veten si më të mençurin, në përgjithësi është më budallai.
E vërteta është bijë e kohës, jo e autoritetit.