Thënie nga Anonim (447 thënie)

Për fetarët librat e fesë janë si licencat e programeve që askush s’i lexon, thjesht shkojnë në fund dhe shtypin “Pranoj”.

Anonim

Mos lejo që të bëhem i dashurisë, edhe një viktimë, më thuaj një herë se më don, sa të dua, shpirti im. Mos mendo se edhe nëse me ty nuk jam, më beso se vetëm ty të deshta, me zemër të them!

Anonim

Janë të shumtë armiqtë tanë, po ai më i keqi, ai që na ka sjellë ato dëme pa anë kombit tonë është çështja fetare.

Anonim

I zgjuar është dikush që, në një plazh nudistësh, mban mend fytyrat e atyre që pa.

Anonim

Nëse doni t’i shtoni vetes belara, dashurohuni.

Anonim

Bëhu i mirë ndaj virtyteve të saj, bëhu pak i verbër ndaj të metave të saj.

Anonim

Dashuria është pëlhurë që e endi jeta dhe e zbukuroi fantazia.

Anonim

Dashuria nuk zgjedh madhështinë, racën, ngjyrën, fenë, moshën. Dashuria zgjedh zemrën.

Anonim

Të lutem mendo pak për mua dhe në zemrën tënde ruaj pak vend për mua!

Anonim

Të do ai që të shikon në sy e jo ai që të thotë unë vdes për ty.

Anonim