Askush s’ka pyetur për racën e tij kur ka qenë puna të jetohet apo të vdiset për Amerikën, nuk ka shenja të bradha apo të zeza në pozicionet e luftimit apo në varrezat e betejave.
Jam e lodhur dhe nervoze, dhe jam në Amerikë. Këtu njeriu nuk e di se jeton apo nuk jeton.
Ne kemi filluar një punë thelbësore për të mbajtur gjallë ëndërrën amerikane në kohën tonë.” Thënë përpara se të firmoste paketën ndihmëse të ekonomisë prej $787 miliardë më 17 shkurt._x000D_
Pasojat e kësaj rënieje janë reale dhe janë kudo. Por teksa ekonomia jonë mund të dobësohet dhe besimi ynë të tronditet, ndonëse jemi duke përjetuar kohë të vështira e të paqarta, sonte dua që çdo amerikan ta dijë këtë: Ne do të ribëhemi, ne do të ringjallemi, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë më të forta se më parë.” Fjalimi i tij i parë në sesionin e bashkuar të Kongresit më 24 shkurt.
Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e hapësirës.
Ne jemi ngjitur oqeanit. Dhe kur shkojmë tek deti, për të lundruar apo për të parë – ne jemi duke u kthyer prej nga erdhëm.
Të gjitha nënat duan që djemtë e tyre t’i rritin për t’i bërë presidentë, por ato nuk duan që ata të bëhen politikanë para se të bëhen presidentë.
Thelbi i Richard Nixon është vetmia.
Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën – një të ardhme ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.
Nëse do të kisha ndonjë përgjegjësi në Amerikë do të merresha me problemin e dhunës shtëpiake. Ajo është djepi i shumicës së problemeve: ekonomike, psikologjike dhe edukative.
Ne nuk mund ta sigurojmë gjithmonë të ardhmen e miqve tanë; ne kemi më shumë mundësit të sigurojmë të ardhmen tonë, nëse ia kujtojmë vetes se kush janë miqtë tanë.