Thënie për punën (168 thënie)

Kur s’di not mos u fut në ujë. – KORÇË

Motra jemi, shoqe s’jemi. – JUG

Kashata e madhe të ngec në fyt. – JUG

Mos rri si nusja në dasëm. – JUG

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. – ELBASAN

Ka një kombinim të caktuar të anarkisë dhe të disiplinës në mënyrën si unë punoj.

Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. – SARANDË

Nëse puna juaj është që hani një bretkocë, më e mira është ta hani që në mëngjes. Dhe në qoftë puna juaj është që të hani dy bretkosa, më mirë është të filloni nga më e madhja.

Mos i bjer të mirës me shkelm. – DIBËR

Për të përparur në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh.